Pse biznesi yt ka nevojë për një landing page
Reklamat sjellin vizitorë, por landing page-i i kthen në klientë. Si funksionon dhe çfarë duhet të ketë një faqe që shet.

Shumë biznese paguajnë për reklama në Facebook dhe Instagram, por i dërgojnë njerëzit te profili ose te një faqe e përgjithshme. Aty vizitori humbet dhe largohet. Një landing page zgjidh pikërisht këtë problem.
Çfarë është një landing page?
Është një faqe e vetme, e ndërtuar për një qëllim të vetëm: që vizitori të bëjë një hap, si të rezervojë, të telefonojë ose të lërë kontaktin.
Çfarë duhet të ketë
- Një titull të qartë që thotë çfarë ofron dhe për kë.
- Foto ose video reale të biznesit.
- Arsyet pse të zgjedhin ty, në pak rreshta.
- Një buton të vetëm dhe të dukshëm për kontakt ose rezervim.
- Shpejtësi në telefon, sepse shumica e vizitorëve vijnë nga celulari.
Pse funksionon
Kur vizitori ka më pak zgjedhje dhe më pak shpërqendrime, është më e lehtë të marrë vendimin. Kjo zakonisht do të thotë më shumë kërkesa nga i njëjti buxhet reklamash.
Te faqja jonë e template-ve mund të shohësh modele të gatshme për restorante, sallone, hotele dhe klinika, të cilat i përshtatim me markën tënde.
Do më shumë klientë nga rrjetet sociale?
Na trego për biznesin tënd. Konsulta e parë është falas.