Shërbimet
Nga strategjia dhe rrjetet sociale te produksioni, uebi dhe reklamimi jashtë internetit.
Marketing 360°
Një plan i vetëm që lidh kërkimin e tregut, fushatat digjitale, përmbajtjen kreative, uebin dhe matjen e rezultateve.
Eksploro shërbiminMenaxhim dhe rritje e rrjeteve sociale
Planifikojmë çfarë komunikon biznesi yt, krijojmë postime, Reels dhe Stories dhe publikojmë sipas kalendarit, duke ndjekur reagimet e audiencës.
Eksploro shërbiminMarketing digjital
Fushata me pagesë dhe strategji online të bazuara në të dhëna, që optimizohen vazhdimisht për më shumë dukshmëri dhe klientë.
Eksploro shërbiminFotografi dhe video
Nga ideja dhe skenari te xhirimi dhe montazhi: foto produktesh, Reels dhe video për reklama, edhe në ambientet e biznesit.
Eksploro shërbiminBranding dhe identitet vizual
Logo, ngjyra dhe tipografi që e bëjnë biznesin tënd të njohur edhe para se klienti të lexojë emrin.
Eksploro shërbiminDizajn grafik
Materiale vizuale që e përcjellin mesazhin e markës njësoj në rrjete sociale, ueb dhe print.
Eksploro shërbiminZhvillim dhe dizajn uebi
Faqe interneti të shpejta, që punojnë mirë në telefon, nga ideja e parë deri në publikim.
Eksploro shërbiminMarketing eventesh
Planifikojmë dhe realizojmë evente që e afrojnë markën me klientët dhe krijojnë përmbajtje për rrjetet.
Eksploro shërbiminReklamim outdoor
Fushata që shihen në qytet: billboard-e, reklama në transport dhe instalime urbane.
Eksploro shërbiminMateriale reklamuese
Broshura, fletëpalosje, postera dhe materiale promocionale që përputhen me identitetin e markës.
Eksploro shërbiminMarketing tradicional
Kanalet klasike që ende sjellin klientë: shtyp, postë direkte dhe prezencë fizike.
Eksploro shërbiminMarketing guerrilla
Ide të papritura dhe me kosto të ulët që tërheqin vëmendjen dhe bëjnë njerëzit të flasin për markën.
Eksploro shërbiminRiprodhime të automatizuara të videove
Për videon që zgjedh, ofrojmë riprodhime të përsëritura përmes automatizimit.
Eksploro shërbiminProcesi ynë, hap pas hapi
- 1
Konsulta falas
Njihemi me biznesin dhe qëllimet e tua.
- 2
Plani
Zgjedhim paketën dhe temat e muajit.
- 3
Ide dhe skenarë
Përgatisim idetë për videot dhe postimet.
- 4
Xhirim dhe montazh
Realizojmë përmbajtjen, edhe në ambientet e tua.
- 5
Publikim dhe ndjekje
Publikojmë sipas kalendarit dhe shohim çfarë funksionon.
Gati ta çosh marketingun në nivelin tjetër?
Në konsultën falas flasim për:
- Çfarë do të promovosh këtë muaj
- Cila paketë i përshtatet biznesit tënd
- Si ta bëjmë punën tënde të dukshme online
- Emailinfo@krenmedia.com
- Telefon / WhatsApp+355 68 952 8032
- Instagram@kren.media
- TikTok@kren_media
- VendndodhjaTiranë, Shqipëri
Rezervo një takim me ne
Plotëso formularin dhe do të të kontaktojmë sa më shpejt.